Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE

Një ditë më parë, Bashkimi Europian bëri publike strategjinë e zgjerimit, ku sigurisht synimi kryesor është përfshirja e Ballkanit. Por ndërsa për Malin e Zi dhe Serbinë, BE ka dhënë një afat që në vitin 2025 mund të anëtarësohen, për vendet e tjera, mes tyre dhe Shqipëria nuk ka asnjë afat.

Por gazeta britanike ‘Daily Express’, shkruan se vendi ynë, Shqipëria, as në vitin 2050 nuk do të mund ti plotësojë kushtet e integrimit në BE. Sigurisht një shkrim shumë pesimist, por që në fakt tregon edhe realitetin e vërtetë në Shqipëri.

Sipas ‘Daily Express’ Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

I gjithë Ballkani Perëndimor, ishte me sy e veshë nga Europa, aty ku u pas 15 vitesh, Bashkimi Europian publikoi një strategji të re zgjerimi, me të cilën synon të ndezë një garë vrapimi për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që sot janë në kushte të ndryshme të përafrimit me BE-në.

Janë 6 fusha të evidentuara në strategji. Theksi më i fortë është shteti ligjor dhe zero konflikte me fqinjët. Ndërsa dera mbahet e hapur, kontrolli për të hyrë drejt saj është në të njëjtën masë vigjilence për të 6-a vendet aspirante.

Por, duket se vetëm një nga vendet do të jetë gati të jetë pjesë e bllokut përpara vitit 2025, sipas deklaratve që u thanë dje nga Hahn, Komisioner i Zgjerimit.

Tabloiti britanik ”Daily Express”, nënvizon se: ”Kandidatët duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, dhe shpresat për në BE të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, të gjithë janë larg ritmit që kërkon BE-ja”.

Tina Freyburg, profesoreshë në ”University of St.Gallen”, në bazë të studimit, ka matur se sa e mundshme është që pesë prej këtyre vendeve kandidate të bashkoheshin me BE-në para vitit 2050, bazuar në standardet e mëparshme të pranimit.

Aderimi është i mundur vetëm kur vendet kandidate përmbushin një listë gjithëpërfshirëse kriteresh dhe kur e zbatojnë ligjin e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar. Freyburg ka arritur në përfundime se Turqia dhe Serbia, që aktualisht janë të mbrojtura së bashku me Malin e Zi, do të arrijnë të përmbushin plotësisht ligjin e BE-së në mesin e viteve 2030.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

“Mali i Zi mund të shihet si një nga shtetet e para potenciale”,-tha Freyburg. Por ajo paralajmëroi gatishmërinë politike të qeverisë malazeze dhe veton nga shtetet e tjera anëtare.

Studimi gjithashtu theksoi se zgjerimi është më së shumti i nxitur nga veprimi dhe përparimi i vendit kandidat, në vend të një politike “ekspansioniste” të Brukselit. Ajo shtoi shqetësimet e BE rreth anëtarësimit në rritje duke rrezikuar një “thellim të institucioneve europiane” që janë pengesa jo-teknike që anëtarët e ardhshëm duhet të luftojnë.

/Marrë nga KJ

“Coca-Cola” serbe pushton marketet shqiptare

Në javët e fundit nëpër markete kemi parë një shtim të produkteve serbe në tregun shqiptar, i cili duket se ndryshe nga më parë,...

Me flokët me balluke, zbulohet motra “binjake” e Bora Zemanit (Foto)

Thonë që shoqet e ngushta marrin hije me njëra-tjetrën, por Bora Zemani dhe Semi Jaupaj janë bërë binjake fare. Ky model me baluke që Bora...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sa lek merr nëpër dasma? Maestro zbulon “sekretin”, ja se çfarë bën kur hedhin bakshish

Armaldo Kllogjeri i ktheu përgjigje disa pyetjeve ‘pikante’ të...

Pas ndarjes, dy ish-banorët e BBV ‘kapen mat’ (Foto)

Getinjo dhe Vivi krijuan një marrëdhënie dashurie në BB...

Xhensila harron qe është bërë nënën, provokon në publik gati la…

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është njëra nga artistet...