Ishulli i panjohur pranë Shkodrës, mban mbi vete një qytet të lashtë

Nga MARIN MEMA

Vetëm pak kilometra nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës apo i Shurdhahut siç njihet ndryshe. Askujt nuk duhet t’i duket e çuditshme edhe pse nuk ka dëgjuar aq sa duhet për këtë vend që ndodhet në liqenin e Vaut të Dejës. Dikur ai ka qenë një gadishull që rrihej tri anëve të tij nga lumi Drin.

Në vitin 1971, me ndërtimin e hidrocentralit, lidhja me tokën u ndërpre dhe gjithçka përreth u rrethua nga ujërat e liqenit. Sot në ishull mund të shkohet vetëm përmes mjeteve lundruese nga Vau i Dejës apo fshati Rragam.

Ky udhëtim nuk lidhet thjesht me bukuritë natyrore, por edhe me një sit arkeologjik, një qytet të panjohur që qëndron në këtë hapësirë prej shekujsh.

Në periudha të ndryshme ky qytet është vizituar nga albanologu Hahn, konsulli austrohungarez Ippen, ai Degrand apo antropologu gjerman Treger. Gjithashtu të dhëna kanë lënë edhe dy dijetarë të tjerë të njohur Jirecek dhe Shuflai. Mjafton të citosh të gjithë këto figura për të kuptuar sesa rëndësi ka patur ky sit i sotëm arkeologjik.

Foto Terenc Pepa

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...