Lugina e Valbonës, mrekullia në stinën e dimrit (VIDEO)

Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit, është një destinacion shumë i vizituar edhe në stinën e dimrit.

Kjo Luginë shtrihet mes majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte e të papritura, duke u cilësuar dhe konsideruar si mrekullia e Alpeve Shqiptare.

Tani e veshur krejt në të bardha, mund të sodisësh më mirë njerëzit dhe kafshët e egra që lëvizin në të.

Të bësh një udhëtim në dimër në Luginën e Valbonës, është një mrekulli shpirtërore për sa u përket emocioneve që të ofrojnë peizazhet e saj.

Në mbrëmjet e bujtinës, mitet e zonës do t’i kesh këmbëkryq pranë të zotit të shtëpisë apo kujtdo që është i atyre anëve, shkruan ata. Gatimet e veçanta tradicionale, ku vendin kryesor e zë mishi i pjekur, turshitë vendase, gështenja mbretëresha e zonës, si dhe zjarri në oxhakët e bujtinave private, sigurisht dhe çifteli me këngë epike e lirike.

Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, që të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore deri në Majën e Hekurave.

Por, në këtë stinë, në Luginën e Valbonës,mund të ushtrosh edhe turizmin e vëzhgimit të kafshëve të egra të zonës që lëvizin në fushën e bardhë të borës.

Rojet Mjedisore të kësaj zone Nardi dhe Erndi, sjellin vazhdimisht pamje mahnitëse të shpateve malorë ku lëvizin alpinist apo aventurier lartësish, por ku lëvizin edhe kafshë e shpend të rrallë…

Dhia e egër si në “shtëpinë” e saj, në Logun e Valit, rrëzë majës së Poplukës në Parkun Kombëtar të Valbonës, e filmuar nga këta djem, ka tërhequr vëmendjen e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, që e ka shpërndarë në rrjetet sociale./ KultPlus.com

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...