Bie sistemi, gjendja civile ne Shkoder offline

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, i gjithë sistemi në Gjendjen Civile pranë Bashkisë Shkodër ka qenë totalisht jashtë funksionit.

Qytetarët shkodranë janë detyruar të kthehen, duke mos marrë shërbimin e nevojshëm pranë kësaj zyre. Sipas burimeve, bëhet me dije se asnjë shërbim nuk është kryer për qytetarët shkodranë,

ndërsa problematika ka qenë e njëjtë në të gjitha gjendjet civile. Shërbimi nuk ka punuar në të gjithë Shqipërinë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar me këtë situataë aspak të këndshme pasi koha në dispozicion e tyre për të kryer shërbimet nuk është aspak premtuese, ndërsa sorollatjet sjellin vonesa që i pengon në aktivitetet e tjera.

Një pjesë e tyre presin në radhë prej orësh.

Një bllokim i ngjashëm i sistemit, nga ku nuk janë kryer shërbimet e gjendjes civile, ka ndodhur edhe një javë më parë, ndërsa ky i kësaj të hëne është rast i ripërsëritur.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë pritet të ndodh në orët në vazhdim, përderisa punonjësit e Gjendjes Civile këshillojnë qytetarët të mos presin në radhë pasi këtë të hënë sisitemi nuk pritet t’i rikthehet normalitetit.

 

eetimes.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...