Trajneri Gjoka: Jemi gati për Kukësin. Duhet të besojmë tek fitorja

Pas ndeshjes së sotme miqësore ndaj Tërbunit, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka folur për gazetarët, jo vetëm për këtë takim por edhe për atë se çfarë e pret në pragndeshjen me Kukësin. “Po deri diku i kënaqur por duhet të kemi parasysh se në fazën sulmuese duhet që të punojmë akoma më shumë dhe duhet të nxjerrim patjetër golin sepse nuk ka kuptim nëse ti bën volum loje dhe nuk shënon.Mendoj se Vllaznia është e gatshme për ndeshjen me Kukësin.

Themi se po përgatitemi shumë seriozisht për këtë sfidë të parë që është e vështirë por gjithsesi besoj dhe shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Jo nuk jam pesimist, thjesht jemi të qetë, me këmbë në tokë dhe dalëngadalë të vazhdojmë punën dhe të përshtaten sa më shpejt lojtarët me filozofinë e re tonën”. Po sa i kënaqur është numri 1 i pankinës shkodrane me katër blerjet e bëra në merkaton e janarit? Ai përgjigjet: “Sigurisht që Sukaj do luajë nga minuta e parë sepse është një blerje e rëndësishme. Është një nga sulmuesët që ka një CV të jashtëzakonshme dhe na duhet ta përshtasim sa më shpejt. Nëse s’do ishte futur sot nga minuta e parë atëherë kur do ishte përshtatur, s’ka më kohë. Gjithçka u bë që Sukaj jo vetëm të ishte që nga minuta e parë por deri në minutën e fundit.

Edhe tre lojtarët e tjerë janë përshtatur dhe tashmë duhet që të lidhen akoma më shumë me atë që ne po krijojmë”. Çfarë duhet të përmirësojë Vllaznia deri në fundjavën e ardhshme për ndeshjen që do jetë me Kukësin? Gjoka përgjigjet: “Të besojmë dhe të kalojmë ndeshjen me rezultat pozitiv. Ajo që na ka munguar tek Vllaznia ka qenë besimi tek vetja, tek forcat tona. Tashmë këtë duhet ta kthejmë në një forcë të madhe, në një besim të madh dhe që psikologjikisht të quhemi të pathyeshëm në fushën tonë”.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...