Fadil Kraja, dramaturgu i madh shkodran dhe një cigare (VIDEO)

Fadil Kraja është një prej shkodranëve me të cilët duhet krenuar.

Kraja ka mbi 40 drama dhe komedi të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë si dhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe në diasporë, mes tyre “Fisheku në pajë”, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”,

“Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit”, “Djem të mbarë”, “Çështja e Blertës”, “Flamur në dasëm”, “Rozafa”, “Kur flasin zemrat”, “Luani i shtëpisë”,

“Çështje familjare” si dhe shumë drama për fëmijë, librete operash e operetash.

“Zoja Shkodër” në Facebook na e sjellë dramaturgun duke recituar poezinë “Një Cigare”.

Mjeshtri i madh shkodran punoi si mësues i letërsisë në shkolla të mesme dhe më vonë pedagog i letërsisë së huaj në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

Nga viti 1972 gjer më 1992, ai ishte shkrimtar në profesion të lirë duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. Pastaj me radhë ka botuar vëllimet poetike “Melodi malësore”, “Jehona malesh”, vëllimet me tregime “Kandidatja e fundit”, “Fajin e kishte Besa”.

Fadil Kraja ka luajtur një rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës.

Fadil Kraja është një nga penat më të ndritura të dramaturgjisë tonë kombëtare. / KultPlus.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...