Shqipëria, e barabartë me Afrikën e Jugut: hyrje pa viza vetëm në 100 shtete

Shqiptarët kanë pasaportën më pak të fortë në rajon. Me vetëm 100 shtete ku mund të udhëtojnë të lirë, të barabartë me Afrikën e Jugut, Shqipëria renditet e 52 sipas Indeksit të Pasaportave 2018, nga Instituti Henley.

Ndërsa shtetet e tjera rajonale kanë një mobilitet global më të madh, kryeson Serbia me 119 shtete, ku mund të lëvizë të lirë, Maqedonia me 112, Mali i Zi me 110 dhe Bosnjë -Hercegovina me 105.

Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime.

E krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përparime, por sërish ka më pak akses se i gjithë rajoni i Ballkanit. Përjashtohet vetëm rasti i Kosovës, që mund të konsiderohet si një shtet i ri.

Indeksi i Henley Passport 2018, raport i përvitshëm i përpiluar Henley and Partners, merr në konsideratë aksesin e lëvizjes pa viza të shteteve botërore, nga të dhënat e marra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Në vend të parë, si pasaporta më e fortë në botë, qëndron Gjermania, shtetasit e së cilës mund të aksesojnë pa viza 177 shtete. Ndjek në renditje Singapori dhe Japonia. Ndërsa pasaportat më pak të forta janë: Kina dhe Afganistani.

Indeksi i Pasaportave Henley është renditja e të gjitha pasaportave të botës sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të udhëtojnë pa viza.

Me Indeksin e Pasaportave Henley, përpiluesit sugjerojnë se ju mund të vlerësoni se ku qëndroni në spektrin e mobilitetit global dhe të zbuloni se si të maksimizoni lirinë tuaj të udhëtimit, përmes edhe mundësisë për investime./Monitor

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...