Sukaj: U riktheva që t’i shërbej Vllaznisë dhe qytetit tim

601

Pak minuta pas firmosjes se kontrates, blerja me e re e Vllaznise eshte prezantuar para gazetareve. Duke folur pas rikthimit te kuqeblute, Xhevahir Sukaj do të nënvizonte mes të tjerash:“Ky është një rikthim pas 6 vitesh. E kam ndjekur skuadrën. Mendoj se Vllaznia është te pjesa e skuadrave të mira, kam çfarë gjej. Shpresoj të bëjmë më të mirën.

Unë kontratën te Partizani e kisha, po ashtu edhe mundësinë që të ikja jashtë, por duke parë Vllazninë, që nuk ishte mirë, vendosa të vij këtu.

Kjo, ndikuar edhe nga kushtet familjare. Dola në konkluzion që t’i shërbej skuadrës së zemrës dhe qytetit tim. Unë kam qenë kritik me bashkinë para 2 viteve. Kam thënë se e mira është që Vllaznia të drejtohet nga privati. Nëse do të ketë diçka për t’u kritikuar, do ta bëj sërish”.