“Eva Dumani është gjetur nga autoritetet në kamp”, Gazetari shkodran nxjerr fotot e grave shqiptare në Siri në pritje për tu kthyer

Gazetari Taulant Kopliku ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me raitdhesimin e shqiptarëve nga kampi Al Hol në Siri.

Kopliku zbulon se ka zhvilluar një bisedë me një kolegun e tij sirian i cili i ka treguar se shumë shpejt grupi tjetër i fëmijëve do të rikthehet në Shqipëri brenda një muaji.

Sakaq ai ka pohuar se Eva Dumani eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.

Postimi i plotë: Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi.

Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

“Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.

E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”.

(Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...