Jozefina Topalli me parti të re, reagon për herë të parë Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emsionin “Aktualitet” , ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesura nga ish-figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli, Myslim Murrizi si dhe Astrit Patozi.

Berisha dha një përgjigje diplomatike në lidhje me aktivizimin politik të ish demokratëve, ku citoi një thënie filozofike se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’.

Bejdo Male: Nëse ulesh me Myslim Murrizin, me Jozefina Topallin, me Patozin nuk e di se kam dyshime ato japin jetën për Sali Berishën. Por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme ato kanë krijuar parti të reja.

Berisha: Bejdo më vjen keq të them diçka. Nëse kthehemi në vitin 90 në vitin 90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur “thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut”.

Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...