Jozefina TOPALLI hap Partinë e re Politike! A do t’i bashkohet dhe Rudina HAJDARI? Ja çfarë dihet deri tani

Jozefina Topalli do të angazhohet në një nismë të re politike, me të cilën palanifikon të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Ndonëse është e paqartë nëse Topalli është nismëtare e kësaj nisme, apo i është bashkuar për ta mbështetur, ajo çka dihet tashmë ës

htë se kundërshtarja e fortë e Lulzim Bashës do të jetë pjesë e “Lëvizjes për Ndryshim”.

Kështu quhet nisma politike, që sipas Topallit ka për qëllim targetimin e disa prej problemeve më shqetësuese me të cilat përballet vendi, siç është shpopullimi masiv për shkak të emigrimit.

 

Pa zbuluar shumë nga ky projekt, Topalli pritet t’i bashkohet zyrtarisht kësaj nisme, ditën e mërkurë.

 

Të rinj dhe të reja kryesisht të pa angazhuar politikisht pritet të jenë pjesë e kësaj nisme. Por a do të ketë emra surprizë siç flitet në media, ku aludohet se kësaj nisme mund t’i bashkohet edhe Rudina Hajdari? Mbetet për t’u parë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...