Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron’ një nga një Ramës

Ekonomisti Pano Soko përmes një video-mesazhi i shpjegon kryeministrit Rama se sa para paguan gazetarja Marsela Karapanco, të cilën ai e zuri ngushtë në një konferencë live kur e pyeti sesa taksa i mbaheshin nga paga.

Gazetarja s’pranoi të tregojë sa taksa paguante, duke thënë se duke treguar taksat zbulon edhe sa e ka rrogën, përgjigje që Rama e shfrytëzoi për të vënë në pozitë gazetaren. Mirëpo, një llogari të thjeshtë dhe të kuptueshme Ramës ia ka bërë Pano Soko, i cili shpjegon një nga një gjithë detyrimet që i mbahen gazetares nga rroga.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s’di jo thjesht taksat, po që s’di sa ka rrogën. Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s’e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Gjithsesi, për t’iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar. Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...