Prej 8 ditësh e zhdukur, flet shoqja e ngushtë e 19-vjeçares shqiptare në Greqi: Ishte e mërzitur se e bllokoi i dashuri në facebook, duket të ketë ndodhur diçka

Familjarët e 19-vjeçares vazhdojnë të jetojnë në ankth pasi vajza e tyre prej 16 tetorit rezulton e zhdukur.

19-vjeçarja shqiptare Artemisa Vasili prej 8 ditësh rezulton e zhdukur dhe se që prej asaj dite nuk ka asnjë shenjë për të.

Mbrëmjen e djeshme zhdukja e 19-vjeçares është trajtuar në emisionin ‘Fos sto tounel’. Në lidhje ’live’ janë pyetur të afërmit që kanë pasur kontakte me Artemisën, por edhe persona të cilët dyshohen se e kishin parë për herë ditët e fundit.

Në emision kontaktuar disa banorë të Alexandroupolis, të cilët shpreheshin se kishin parë një vajzë me karakteristika të përbashkta, e cila flinte në një stol afër një hoteli.

Bëhet me dije se telefoni i saj është fikur në orën 18:10 ditën që është zhdukur dhe se që atëhere nuk është hapur më.

Gazetarja e ‘Fos sto tounel’ ka kontaktuar edhe me punonjësit e Jumbo, ku 19-vjeçarja do të shkonte të jepte intervistë për punë.

“Unë bëj të gjitha intervistat. Unë pashë edhe një herë të gjitha dhe ajo nuk ka ardhur për intervistë te ne. Nuk gjeta një rezyme ose një kërkesë në dyqan. Ajo nuk erdhi tek ne atë ditë,” u shpreh punonjësi i Jumbos.

Ndërkaq, në emision ka folur edhe shoqja e ngushtë e Artemisës. Ajo u shpreh se 19-vjeçarja ishte e mërzitur që u nda nga i dashuri.

“I dashuri i saj e bllokoi atë në Facebook dhe nuk donte që ata të vazhdonin më. Kjo e shqetësoi atë. Por në një masë të tillë, të zhduket? Kjo na befason të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër… “ tha ajo.

Ndërsa vëllai i 19-vjeçares Aris Vasilis i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë që të gjejnë motrën.

Gjithashtu, janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë në mediat sociale të 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me të cilin kishte kontaktuar herën e fundit para zhdukjes së saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...