Hajde-Hajde! Degjeneron Kuvendi shqiptar deputete zihen me njëra-tjetrën: Mos ma ngri mua atë gisht ti se …

Ka pasur debat gjatë seancës së sotme plenare mes deputeteve në Kuvend. Këtë here janë nxehur mes deputetes Rudina Hajdari dhe nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Hajdari ka kërkuar edhe 3 minuta për të folur nga foltorja pasi iu ndërpre fjalë, gjë që nuk i është miratuar nga nënkryetarja e Kuvendit.

Duke i drejtuar gishtin, Hajdari i është kthyer Hysit duke i thënë që mos i ndërpresë fjalën. Nënkryetarja e Kuvendit e ka paralajmëruar të mos i drejtojë asaj gishtin dhe se po tregoi ende mungesë etike do ta çojë në Komision.

Rudina Hajdari: Dua dhe 3 minuta për procedurë, se e keni dhënë shpesh fjalën për procedura

Vasilika Hysi: Znj.Hajdari ne flasim për Diasporën, ju flisni për temë tjetër. Mund të regjistroheni për çështje tjetër.

Rudina Hajdari: Të lutem mos më ndërprit fjalën

Vasilika Hysi: Po vijove me me mungesë etike do të çoj në Komision të Etikës. Mua gishtin mos ma ngri, dhe mos folë pa edukatë, se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit, se je nënë dhe grua.

Rudina Hajdari: Të lutem të thashë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...