Momente paniku nga përmbytjet në Greqi, gruaja ngjitet në shtyllë për të shpëtuar nga rrjedha e ujit

Moti i keq ka përfshirë ishullin grek të Kretës, ndërsa mediat kanë publikuar një video tronditëse.

Protagoniste është një grua e cila përjetoi momentet e panikut në Heraklio, pasi uji vërshoi në rrugë, ndërsa automjeti i saj u bllokua.

Gruaja ishte në makinën e saj në zonën e Karteros në kohën kur nisi stuhia. Brenda një kohe të shkurtër rrugët u përmbytën.

Për fat të mirë, ajo arriti të dilte jashtë, megjithatë, që të mos e merrte rrjedha e ujit të vrullshëm ajo u ngjit në një shtyllë te ndriçimit.

Fatmirësisht ajo u gjet nga shërbimet zjarrfikëse që u thirrën në zonë dhe shpëtoi me sukses, ndërsa automjetin e saj e zhvendosi uji.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...