Çështja e detit në Hagë, Arjan Çani zbulon qëllimet e kryeministrit Rama: Po i bën presion Erdoganit për lekët

Gazetari Arian Çani ka folur për vendimin që çështja e “Detit” të shkojë në Hagë duke thënë se është thjesht një lojë e Ramës dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 

Cani thotë se kryeministri po luan me dy porta ndërsa qëllimi i tij është që ti bëjë presion për investimet Erdoganit, të cilin e cilëson si vëllain e Ramës.

 

“Jemi akoma në fazë deklaratash nuk ka ndodhur asgjë. U krijua një iluzion se u mor vendim. Ky është iluzion, nuk kemi asnjë vendim. Ajo që unë lexoj tek ky takim është një lojë e Ramës për të fituar kohë. Rama fiton kohë, nuk dihet nëse shkojmë në Hagë.

 

E para nuk ndodh asgjë para 25 prillit. Janë tre palë në lojë, Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Nuk është çështje mes Tiranës dhe Athinës. Rama nuk është prishur me vëllain e tij Erdogan. Rama po luan disa gurë.

 

Me Greqinë thonë nuk po prishëm, me Turqinë, po pret të vijë Erdogani që të bëjë aeroportin. Kjo ishte shkelje syri dhe presion ndaj Erdoganit, shkojmë në Hagë nëse nuk sjell lekët. Rama po i bën presion vëllait të tij, Erdoganit”, tha Çani në ‘Open’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...