Vijon të jenë të larta shifrat e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1276 teste dhe 281 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq”, bën me dije ministria.

Sipas njoftimit nga ministria bëhet me dije se sot janë shëruar 70 pacientë, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 në 10,071.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundite kanë humbur betejën me COVID19, një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani.