S’e mposht dot sëmundjen e keqe, shuhet legjenda e atletikës shqiptare Vildan Tufi

Vildan Tufi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ish-atleti i njohur shqiptar, më pas edhe trajner atletike, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta 2 qershorin e këtij viti.

Tufi, i cili si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare, vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën me të, e cila e ka mposhtur ditën e sotme.

“Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

Vildan Tufi
Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar“, komentonte presidenti për kampionin shkodran.

Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë, ku bien në sy emra si Vera Bregu, rekordmene absolute në kërcim së larti dhe trehapësh, si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Olimpikë Atlanta 1996.

Më pas ka stërvitur Arbana Xhanin, kampione për 20 vite në garat e 100, 200 metrave dhe atë të stafetës, por edhe fituese e disa medaljeve të arta në kompeticionet ndërkombëtare.

Kampioni i tretë është Izmir Smajlaj, atleti i njohur shqiptar në kërcim së gjati dhe në trehapësh. Smajlaj ia doli të triumfonte në Kampionatin Europian të Atletikës në salla të mbyllura në 2017, duke ngritur flamurin kuqezi në mes të Beograd.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...