Në rubrikën ka një mesazh për ty kanë ardhur dy djem binjakë 11 vjeç, atya quhen Erin dhe Dean.

Sot ata duan t’i bëjnë një surprizë gjyshes së tyre e cila është aktorja e njohur Florinda Mazreku. Nipat e saj kanë ardhur t’i kërkojnë falje që mund ta kenë shqetësuar dhe janë ngacmuar dhe gjithashtu ata kanë disa kërkesa të veçanta për të.

Erini: Sot kemi ardhur për t’i kërkuar falje nënës për disa gjëra por edhe për disa kërkesa.

Ardit Gjebrea: Kush është nëna?

Erini: Nëna është një aktore, e ka emrin Florinda Mazreku.

Ardit Gjebrea: Për çfarë do i kërkoni fjalje?

Erini: Që nuk do zihemi më, që do i vendosim këpucët në vendin e duhur dhe bluzën ta varim tek vendi sepse unë e lë gjithmonë poshtë.

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që grindeni shpesh dhe për çfarë?

Erini: Po, zihemi nga qejfi ndonjëherë.