Dokumenti ku Skënderbeu është shpallur mbret, gjendet në arkivat e huaja. Vatikani ruan dëshminë sekrete të historisë së Shqipërisë. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka, si ambasador i Skënderbeut.

Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”. Ka qene dr. Musa Ahmeti një hulumtues i ka kohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar mandatin e mbretërisë shqiptare.

Si u gjet vula e mbretit

Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Duke u nisur nga këto hulumtime, të kohëve të fundit, studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon një mandat (akt diplomatik) origjinal të Skenderbeut, me të cilin emerohet Martin Muzaka si përfaqësues i tij “legjitim dhe legal”.

“Dokumenti është i shkruar në pergamen. Ështe ruajtur mjaft mirë”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Në të janë të varura edhe dy vula origjinale. E para, vula shtetërore e Skënderbeut dhe e dyta, ajo e noterit Johannes Borcius de Grillis. “Ne na është bërë e njohur edhe një kopje e këtij mandati që ruhet po ashtu, në Arkivin Sekret të Vatikanit, në Fondin: Diversa Cameralia, vëll. 30, f. 134r-v. Kjo kopje është e saktë dhe tepër besnike, pa asnjë lëshim nga ana e përshkruesit”, – pohon studiuesi Ahmeti.

Kur u bë Skënderbeu mbret?

Ishte zgjedhur Rodoni, në jug të Shqiperisë, për të nënshkruar mandatin e mbretit. Sic shënohet nga origjinali, mandati është lëshuar më 28 tetor të vitit 1458. I drejtohet papës Piu i II-të, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-të fillon pontifikatin më 3 shtator të vitit 1458 dhe vd es më 15 gusht 1464). “Papa Piu njihej si luftëtar i rrëptë për mbrojtjen e fesë së krishterë edhe sa ishte Kardinal”, shkruan studiuesi Ahmeti. Një moment tjetër i rëndësishëm që tërheq vëmendjen te ky mandat është edhe pohimi i noterit publik Johannes Borcius de Grillis se ai “me urdhër dhe autorizim të mbretit…” dmth. Skënderbeun e quan Mbret. “Ky moment është tepër domethënës ngase edhe në vulën shtetërore të varur që e shoqëron këtë dokument e gjejmë të shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e), që në gjuhën shqipe do të ishte: Vula e Mbretërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë”.

Skënderbeu trashëgon zyrën nga i ati, Gjoni

Nga dokumentet mendohet që zyra kancelarike që ishtë pranë Skënderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti. Sipas Ahmetit, flitet që kjo zyrë daton në shek XIV dhe fillimi i shek. XV. “Natyrisht që kancelaria e Skënderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte.
Sipas hulumtimeve të bëra, kemi në dorë një të dhënë tepër interesante, se nga zyra e Skënderbeut, ka ndodhur që brenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike, të shkruara në 5 gjuhë. Kjo e dhënë tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonë kombëtar me shtetet tjera mesjetare dhe me fqinjët, si dhe roli shume i rëndësishëm që luante kjo diplomaci në ruajtjen e pavarësisë shtetërore dhe teritoriale”, shpjegon studiuesi Ahmeti.

Historia e kancelarive shqiptare

Gjatë mesjetës, sundimtarët dhe princërit shqiptare kishin zyrat e tyre të kancelarive në nivele të ndryshme si noterë, sekretarë apo përkthyes. Këto zyra ishin mjaft të zhvilluara dhe mund të renditen në radhën e kancelarive të ngjashme më të njohura, në Evropë, gjë që tregonte për nivelin e lartë të zhvillimit dhe kujdesit që tregonin sunduesit shqiptare në komunikim me sundimtarët e tjerë. Nga këto zyra dolën akte, diploma, mandate dhe dokumente nga më të ndryshmet, në disa gjuhë që në atë kohe ishin në përdorim zyrtar. Porse deri me sot ka pak njohuri të mbledhura dhe që ekzistojnë për këto dokumenta orgjinale. Pjesa dërrmuese e tyre, siç duket janë zhdukur përgjithmonë; pjesa tjetër pret hulumtuesit që ato t’i nxjerrin në dritë dhe t’i botojnë. Ndërsa vetëm në keto vite po hyhet në këtë mister dëshmish historike ku disa fakte të zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e përgjithshme e këtyre akteve të botuara është se ato nuk ndryshojnë nga ato te sundimtareve te tjere, fqinje apo evropiane. Zakonisht ne keto kancelari jane perdorur gjuhet kulturore te kohes si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonje tjeter. Ndersa ende nuk ka asnje dokument qe eshte shkruar ne gjuhen shqipe nga aktet noteriale.

Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare

Përmbyset nje nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit te Skënderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshtë data e shkruar deri më tani, për këtë dokument. Viti 1463, vënë nga studiuesit shqiptarë, nuk vlen me. Kjo datë thuhet se është vendosur pa pasur në dorë dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin të Skënderbeut nga Vatikani, kjo datë kalon rreth pesë vite më përpara, pra në vitin 1458 – koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Siç vërehet nga origjinali, mandati është lëshuar në Rodon të Shqipërisë, më 28 tetor të vitit 1458. I drejtohet papës Piu i II, i cili kishte më pak se dy muaj që kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II fillon pontifikatin më 3 shtator të vitit 1458 dhe vd es më 15 gusht 1464) dhe njihej si luftëtar i rreptë për mbrojtejn e fesë së krishterë edhe sa
ishte kardinal.

Përkthimi në gjuhën shqipe, i mandatit nga viti 1458

Mandati i Skënderbeut për Papën:

Duke qenë se kohë më parë, jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakës, këshilltarit dhe oratorit (zëdhënësit) tonë, të cilin, kohë më parë e kemi dërgue te shenjtëria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, papë Piu II; qe shenjtëria e Tij, papa ynë, duke u kujdesur për pozitën e fesë së krishtere, e cila është sulmuar nga fatkeqësia e njerëzimit, tirani turk, Mehmeti (II, m.a.) dhe bashkëluftaret e tij, ar miq të emrit, i krishterë; duke dëshiruar që të ndihmoj me shërbimin e tij dhe t’iu vijë në ndihmë forcave të tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe zhtytur një numër të madh të mbretërve të krishterë, që të ofrojnë shërbimet e tyre, për një vepër kaq të shenjtë dhe të dobishme; dhe se duke bërë këtë nga obligimi dhe pranimi i dobive që kanë ndaj fesë së krishtere; ka ftuar shumë mbretër të krishterë që të bashkohen personalisht ose duke dërguar përfaqesues të tyre me autorizime të0 plotfuqishme dhe zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, zot i Shqipërisë, si të krishterë të mirë, dëshirojmë të renditemi në mesin e atyre besimtarëve të krishterë, të përmendur, duke u treguar besnikë dhe shërbetorë të denjë; emërojmë të lartpërmendurin, Martin Muzakën, te i cili kemi besim të pakufishëm dhe konfidencë, për legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencën, ndershmërinë, zotësinë dhe përgaditjen e lartë intelektuale; pikërisht të njëjtin, Martin Muzakën, e vemë, përcaktojmë dhe autorizojmë që sipas përmbajtjes së këtij mandati të jetë oratori (zëdhënësi) dhe përfaqësuesi ynë legjitim dhe legal; që në emër Tonin dhe për Ne, të paraqitet pranë të lartcekurit, shenjtërisë së Tij, papës tonë dhe para shumë të nderuarit Kolegj të Kardinalëve, në Kongregacionin e përmendur; dhe me mbretërit tjerë apo me oratorët (zëdhënësit) e tyre, aty, për të njëjtën problematikë (temë) ose për ndihmë fesë sonë të shenjtë, e cila në të shumtën varet nga ata; për nder dhe emër të Zotit, të debatojë, të bisedojë, të japë mendim, të shqyrtojë dhe të nxjerrë përfundime, që do të ishin në favor të një ndërmarrje të tillë ose të bënte çdo gjë që është e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar,

mbledhur ose konkluduar, për një veprim të tillë; në emër Tonin dhe për Ne, të marrë obligime duke treguar atë që është për t’u lavdëruar, lejuar dhe zbatuar; çka do të pranonin të gjithë të pranishmit, por edhe individualisht; dhe përsa ka të bëjë me ne; ose sa do të kishte të bënte me ne, si dhe për personalitetin Tonë; me të mirat tona; tokën tonë; qytetet tona të fortifikuara; vendbanimet tona; kështjellat tona dhe në popullin tonë; besnikët tanë të a rmatosur, në njerëzit tonë, pjesërisht apo në tërësi; për të mbrojtur fenë e krishterë dhe në dëm të ar miqve tanë të përmendur; siç do të vërehet edhe nga mandati ynë i hapur, të cilin e dërgojmë; dhe si mund të konkludohet, që ligjërisht obligohemi, që me vulën tonë dhe me vulën e tij, me të cilen siguron për çdo premtim dhe obligim të bërë; duke u përgjigjur me çfarëdo shume të hollash, si dhe me të gjitha të mirat tjera, të çfarëdo natyre qofshin ato, nga të gjithë personat, kolegjet apo bashkësitë, duke mbështetur të përmendurin, shenjtërine e Tij, zotin tonë, papën dhe Selinë e Shenjtë, shumë të nderuarin Kolegj të Kardinalëve nga Kongregacioni i përmendur, si dhe mbretërit, sundimtarët dhe gjithë të tjerët, që me forcën e një marrëveshjeje, për të cilën edhe ne jemi shumë të interesuar, siç jemi deklaruar edhe më lart; dhe të gjitha këto i bëjmë personalisht; pranojmë paqen, veprojmë dhe marrim nga të gjithë, pa dredhi, duke hequr çdo lloj dyshimi për mashtrim; ndërsa juve, të lartpërmendurit, të gjithëve dhe secilin, ju vëmë dhe emërojmë, duke dhënë fjalën e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmërinë, nderin dhe besnikërinë tonë; e konsiderojmë si të përhershme dhe premtojmë: se të gjitha oblgimet tona do t’i përmbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e përmendura; obligimet; pa dredhi, të gjitha deri në një, për të cilat kemi dhënë fjalën, përmes oratorit (zëdhënesit) ose ambasadorit tonë Martin Muzakës, si të pohuara, shqyrtuara, paralajmëruara, debatuara dhe përfunduara, i pranojmë dhe obligohemi për to. Dëshminë e të gjithë këtyre, e forcojmë, duke urdhëruar vulosjen me vulën tonë të zakonshme, të varur.

Lëshuar në Rodon, në vendin e Shën Mërisë, në prezencën e dëshmitarëve të ftuar dhe të lutur (nderuar); në prezencën e shumë të nderuarit në Krisht, atit dhe zotit Pal, me mëshirën hynjore, kryeipeshkv i Durrësit dhe i krahinës së Ilirikut; dhe të nderuarit atë, Pjetër Dukës, abat prothosengulator (i betuar) në Aleksandrin nga Moledina dhe shumë të nderuarit vëlla Bardh, prior i Kuvendit të Shkodrës nga Urdhri i predikuesve (domenikanëve) dhe nuncit apostolik në Shqipëri, shumë të nderuarit, zotit Raione Celnicho./Konica.al