Historia e kishes se Shkrelit, detajet e hershme

Historia e kishës së Shkrelit, si objekt në këtë krahinë, vjen prej albanologut të shquar austro-hungarez Franc Baron Nopsca, i cili, në një dorëshkrim të vetin, na tregon se banori Mal Pepa nga Shkreli rreth vitit 1625, duke ndertuar shtëpinë e vet në Prelë Ivanaj (pas malit te Bulecit), gjen atje rrënojat e një kishe katolike shqiptare.

Ajo kishë e sipërpërmendur ka mundur të jetë sipas traditës, në vendin e quajtur “Glec”, ku prej kohësh flitet për një kishë të vjetër, kushtuar Shën Prenës. Për të njëjtën gjë flet edhe i dërguari i Selisë Shenjte në Shqipëri, Shtjefen Gaspri në vitin 1671. Ai ndër të tjera thotë se Shkreli ka Kishën e vet kushtuar Shëna Prenës dhe se, kujdesin për këtë Kishë e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi i Italisë.

Për ekzistencën më heret të Kishës në Shkrel dëshmon edhe Imzot Frano Bardhi në relacionin e vet dërguar Selisë Shenjte në vitin 1635. Ai ndër të tjera thotë se Shkreli ka pasur kishën e vet kushtuar Shën Nikollës dhe ka shërbyer për 56 shtëpi dhe 520 banorë. Po kështu ka dokumente se kisha të vogëla e të vjetra, ka pasur edhe në Gerben, Serkuj, Zagorë, në lagjen e Kolajve,

ku sot janë vorrezat dhe në Zhaje, te Brija e Fierkuqe dhe në Ducaj, ku ekziston edhe sot e kësaj dite. Burimet për dy kishat e hershme Shën Prenës e Shën Kollit mund të komentohen mbi faktin se, krahina e Shkrelit ka pasur dhe ka dy festa kushtuar këtyre dy shenjtëve.

I pari famullitar që njihet deri më sot ka qenë Dom Simon Berisha, i cili e ka filluar misionin baritor më 1847 dhe ka ndërtuar katin e parë të qelës së sotme, e cila ishte djegur vite më parë.

Rregjistri i kishës e i famullisë së Shkrelit mbetet sot e kësaj dite si një ndër burimet më serioze e më të besueshme sa i takon referimeve historike.

Kisha Katolike Zoja e Shkodres, është si një nënë e mirë e cila gjithnjë është përkujdesur për ripëtëritjen e kishave katolike në vendlindje. Dhe një meritë për këtë ka i Prndershmi Dom Pjetër Popaj, që gjithnjë ka udhëhequr fushatat për mbledhjen e fondeve për popullin shqiptar në trojet etnikë në Kosovë dhe Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...