Italia ka dhënë alarmin e kuq pas rritjes së numrit të të infektuarëve me COVID-19.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen mbi 160 mijë tamponë prej të cilëve 10,925 rezultuan pozitivë, shifër kjo më e madhe dhe nga 10,010 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu u regjistruan dhe 47 viktima të tjera për një bilanc total prej 36 474 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë.

Rajonet me më shumë infektime në 24 orët e fundit

ishin Lombardia me 2664 raste, Kampanja me 1410 dhe Lazio me 994. Edhe në vende të tjera si Franca, Gjermania apo Britania e Madhe, në javën që po lëmë pas ka pasur shifra shumë të lartë infektimesh, e duke risjellë frikën për një karantinë të dytë.