Për 5 orë, është bërë e mundur të mblidhet shuma prej 15 mijë euro, për kthimin nga Turqia në Shkodër të trupit të pajetë të Jani Nehanit, Hydës, siç njihej nga kolegët e miqtë e tij.

Efektivi i Policisë Kufitare të Shkodrës, u dërgua për kurim pasi ishte infektuar me Covid- 19 por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetojë. Lajmi i trishtë për mikun e çdokujt që e ka njohur, Hydën, u përhap me shpejtësi. Të gjithë shprehën dhimbje për kët ndarje të parakohshme nga jeta.

Kthimi në atdhe i trupit, kishte një kosto të papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptar. Familjarë por edhe të njohur të familjes Nehani, iniciuan një mbledhje fondesh për mundësimin e “udhëtimit të fundit” të Hydës në atdhe.

Brenda 5 orëve, u mblodhën më shumë se 15 mijë euro për të bërë të mundur transportin e trupit të Hydës. Tregues i qartë se Hyda kishte shumë miq, brenda e jashtë vendit, që iu gjenden familjes së tij në këtë ditë të vështirë. Faleminderit të gjithëve për këtë solidaritet të jashtëzakonshëm në një ditë shumë të vështirë pët familjen e Hydës.

Tashmë, vemendja e të gjithëve, strukturave të Policisë së Shtetit, kolegëve dhe miqve të Hydës, duhet perqendruar tek familja e tij, që humbi kryefamiljarin, shtyllën e shtëpisë. Ta bëjmë në kujtimin e njeriut të mirë Jani Nehani, Hydës tonë. Pushofsh në paqe Hyda, do ti mungosh të gjithë atyre që të njohën!

/Marre nga ShkodraWeb Media/