Keni bërë plane për fundjavën? Mos u ngutni! Moti duket se do jetë në favorin tuaj

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Sipas Shërbimit Meterologjik, dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina. Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...