Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ”Ilva Now”, tha se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se pret më shumë se 40 mandate.

Duke komentuar deklarimin e ndërkombëtarëve, Kryemadhi u shpreh se, lexon zhgënjim për sjelljen politike të Ramës. Optimizmin për fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ajo tha se e bazon edhe tek reagimet fëminore dhe në panik të Ramës.

“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate.

Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...