Sektori i sigurisë ka zhvilluar ditën e sotme një test për sistemin e sigurisë në Aeoroportin e Rinasit duke evakuuar qytetarët dhe punonjësit.

Ndërkohë që kanë dalë edhe pamjet e evakuuimit të pasagjerëve dhe të punojësve të Aeroportit pas alarmit të kryer nga aviacioni civil.

Sipas raportimeve per faxweb.al raportohet se ky ka qenë një test i bërë nga vetë Autoriteti Civil për të parë gjendjen e gatishmërisë në aeroport. Fillimisht paniku ka qenë i madh tek pasagjerët dhe personat e tjerë të pranishëm në terminal, por gjithçka është sqaruar menjëherë më pas.

Shumë pasagjerë janı nxjerrë nga avionët dhe pas mbarimit tı testit janë futur sërish brenda. AAC është shprehur se për teste të tilla nuk mund të njoftohet më para.

Informacion për mediat e publikun

Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.

Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj. Tirana International Airport