Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar viktima nga koronavirusi ( edhe dje ishin 17)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.851

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1494 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1766) për një total prej 311.364 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 773 të shëruar, për një total prej 225.190 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 119 raste të reja pozitive.