Në puntatën e parë të ‘Shiko Kush Luan’ sezoni i katërt pati një risi. Siç u premtua edhe më parë nga autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca këtë sezon do të ketë shumë lojëra të reja.

 

 

Një nga lojërat ishte dhe “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e Shiko Kush Luan.

 

Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.

 

Ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte të hante specin djegës ishte Arbër Hajdari. Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie,por na zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.