E TRISHTË/ Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”.

Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...