Aksident i rëndë / Motori humbet kontrollin dhe godet nga prapa BENZ-in, shoferi në gjendje të rëndë në spital

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Spital-Uzvnovë në qytetin e Beratit. Mësohet se një motor (me targa AU 576), teksa ishte duke qarkulluar me shpejtësi, humbi kontrollin dhe u përplas me “BENZ” që qarkullonte përpara tij.

Si pasojë e përpl asjes, shoferi i motorit është plagosur rëndë, pasi ka “fluturuar” në ajër. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti tip Benz,me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, që po kryejnë hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpjetësia e lartë e mjetit, i cili gjatë ecjes ka rrëshqitur dhe ka goditur nga pas BENZ-in që po lëvizte para tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...