Një mësuese dhe një sanitare janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në shkollat e Shkodrës.

Mësohet se mësuesja është nga shkolla 9-Vjeçare “Ismail Qemali”.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se krahas tyre, u janë marrë tamponët edhe 4 mësuesve të tjerë, por përgjigjet nuk kanë dalë ende.

Këta të fundit gjenden të karantinuar që më datë 21 shtator edhe pse nuk kanë përgjigjet e tamponëve.

Pavarësisht rasteve pozitive, mësimi ka vijuar normalisht duke i zëvëndësuar mësueset e prekura me të tjera.

Pas konstatimit të mësueseve me koronavirus është bërë edhe dezinfektimi i klasës. /abcnews.al