Kryeinfermierja e spitalit Infektiv, Ana Luca feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, kryeministri Edi Rama i ka bërë një urim special në rrjetet sociale.

Edhe sot Ana është në krye të detyrës duke u shërbyer pacientëve në spital.

Postimi i Ramës

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.