Ciklon edhe në Shqipëri? Çfarë parashikojnë meteorologët për ditët e fundit të muajit

Lajmi për një ciklon tjetër që do të nisë nga Greqia dhe do përfshijë edhe jugun e vendit tonë, ka pushtuar menjëherë mediat edhe në Shqipëri.

EMY lëshoi një buletin emergjent të përkeqësimit të motit, pasi fenomenet pritet të “intensifikohen” në orët e ardhshme. Moti do të përfshijë reshje të mëdha shiu dhe stuhi që po ndodhin në rajonin e Jonit të Veriut dhe do të vazhdojnë të shoqërohen përkohësisht nga erëra të forta dhe breshër.

Fenomenet intensive gradualisht do të shtrihen në Jonin e Jugut, por sipas parashikimeve, nuk pritet që të krijojnë ciklone në bregun shqiptar.

E pyetur për situatën sinoptike në vend, pas shirave të rrëmbyer në disa zona të vendit gjatë së mërkurës, Adiola Bani, meteorologe, tha për Top Channel: “Nuk bëhet fjalë për ciklon as ditën e sotme e as deri në fund të shtatorit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm. E enjtja sjell kthjellim, ndërsa fundjava sërish shi.

Era do të arrijë shpejtësi 50-60 km/orë duke shkaktuar në det dallgë 4-5 ballë. Vlerat e temperaturave do të luhaten nga 8-27 gradë celcius. Ky mot i paqëndrueshëm do na shoqërojë deri të mërkurën tjetër, kur mbyllet shtatori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...