Altin Basha i nxorri mesazhet/ Aktorja e portokallisë s’i lë gjë pa thënë: S’ke turp o …

Aktorja Egla Ceno i ka kthyer përgjigje regjisorit Altin Basha, i cili sipas saj publikoi mesazhet private me të në media.

Në reagimin e saj, aktorja shkruan se me aktin, Basha i kishte dhu. nuar privatësinë dhe i kishte shkaktuar një dëm të madh moral dhe profesional por se ishte krenare për edukatën me të cilën i ishte drejtuar.

Më tej, me ironi ajo shtoi se ndoshta nuk duhet të fliste kundër tij duke parashikuar se në të ardhmen Basha me shumë gjasa do të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

“Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë.

Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër.

Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve,“-u shpreh ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...