Sic e dime tashme Suedia eshte vendi i cili po regjistron numrin me te vogel te infektimeve.

Shumica e vendeve e perfshire ketu edhe vendin tone, pas izolimit qe pati kaluan edhe probleme mendore ne popullate pervecse problemeve me ekonomine. Mirepo si te mos mjaftonte e gjithe kjo, ndryshe nga Suedia, gjate javeve te fundit ato po perballen me dyshimin e nje vale te dyte.

Suedia njeh aktualisht 28 infeksione për 100,000 banorë krahasuar me 69 për 100,000 të Mbretërisë së Bashkuar dhe po kaq edhe me vendet e tjera të zhvilluara të Europës.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në Institutin Niels Bohr të Kopenhagenit, tha se Suedia mund ta ketë mposhtur një herë e mirë pandeminë.
Ai i tha Gazetës “Politiken” të Danimarkës se “ka disa prova që vërtetojnë se suedezët kanë krijuar një shkallë të lartë imuniteti ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen”.

‘Ndoshta, epidemia është mbyllur atje. Virusi tani mund ta ketë mbyllur ciklin në Suedi”.
“Kjo është edhe ajo që ata kanë thënë. Mund të mos ketë më epidemi.’

Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë për të përballuar pandeminë pa qenë nevoja e bllokimit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’, sa mbyllja e plotë e vendit skandinav.

Kujtojme se Suedia mbajti shkollat të hapura për fëmijët nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha moshave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, që të izolohen. Nderkohe qe dyqanet, baret dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe mbajtja e maskave nuk është këshilluar nga qeveria.

“Rastet në rënie të shpejtë që ne shohim në Suedi tani është një tjetër tregues që mund të ulet numri i rasteve pa qenë nevoja e një bllokimi të plotë,” – tha eksperti.

Aktiviteti ekonomik suedez gjithashtu ka filluar të rritet me efektet e rënies, që duken më pak të rënda sesa autoritetet sueduese frikësoheshin më parë.

Ekonomia ishte tkurrur pothuajse në të gjitha vendet e Europës, që praktikuan izolimin. Më keq akoma, pas daljes nga izolimi, vendet e mëdha dhe të zhvilluara europiane, përjashto Gjermaninë po përballen me një valë të dytë më të frikshme. Edhe më e rëndë situata paraqitet në SHBA.

Besohet se shumë të rinj e kanë kaluar pa e kuptuar koronavirusin në Suedi, prandaj edhe nga imuniteti i fituar, tani ka më pak mundësi të përhapet në popullatë.

Studimet e fundit sugjeruan që një normë infeksioni prej 43 përqind mund të jetë e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës – një shifër shumë më e ulët se 60 përqind e përmendur më parë.