“Nuk mund të na marrin për budallenj”, Rudina Hajdari shp ërthen që në mëngjes ndaj PS dhe PD

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh mëngjesin e sotëm e prerë se në pushtet duhet të bëjë një parti e re që të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

“Ka ardhur koha që një alternativë e re të vijë në pushtet, njerëz të thjeshtë që kanë punuar për këtë vend.

I duhet shqiptarëve një gjë tjetër, jo një parti që ka marrë më shumë sesa ka dhënë. Shqiptarëve u duhet një opozitë reale.

Ne nuk synojmë militantët që i ka mbajtur partia e verbër. Partia socialiste nuk i ka politikat e majta, dhe e djathta, e ka braktisur ideologjinë e djathë.

Në synojmë moshën 18 deri 40 vjec, dhe nëse ne arrijmë të motivojmë atë fashë atëherë do t’ia dalim dhe ne do kemi një ndryshim rrënjesor”, tha Hajdari.

Gjithashtu Hajdari në intervistën për A2CNN ngriti shqetësimin edhe për propozimet e PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Hajdarit, Rama me propozimin e tij po i mbyll listat.

“PS nuk ka bërë propozim për hapjen e listave 100%. Është fare e thjeshtë, nuk mund të na marrin për budallenj. Nëse fuqia i mbetet kryetarit, atëherë ku e ke ti listën e hapur.

Ajo që kemi arritur ne në propozimin tonë, është të bëjmë një renditje me rend alfabetik, duhet të jenë qytetarët që të votojnë dhe të renditesh sipas votave që ka marrë ne secilin qark. Propzozimi që ka bërë PS është krejt e pandershme dhe diskriminuese.

Është edhe antikushtetuese, sepse me ndryshimet kushtetuese që ne kemi miratuar, 2/3 e listës duhet të jenë të hapura, 70% e listës duhet të jenë të hapura.”-tha Hajdari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...