Kryeministri Edi Rama ka folur me detaje për premtimin që u ka dhënë mjekëve dhe infermierëve për rritje të pagave pasi po përballen me pandeminë e koronavirusit. Gjatë vizitës në maternitetin e ri në Berat, Rama tha foli para personelit shëndetësor duke thënë se paga për mjekët dhe infermierët do të rritet me 40%.

 

“Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama i cili premtoi se rritja do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021.

 

Para disa javësh, Rama foli se rritja e konsiderueshme do parashikohet për shumë larg në kohë, por që do të futej në buxhetin e ri e ta bëhej fakt që në nisje të vitit të ardhshëm.