Një infermiere, 57 vjeçe me inicialet A.R., ka mbetur e pla gosur rëndë si pasojë e një aks identi automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës.

 

Infermierja ishte brenda autoambulancës dhe po shkonin të merrnin një pacient, por rrugës janë aksidentuar. Mjeti i ambulancës u përp las me një makinë të llojit “BMW X5”, me targa angleze. Për pasojë infermierja 57-vjeçare dhe drejtuesi i mjetit me të cilën u përpl as autoambulanca mbetën të pl agosur.

 

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, infermierja është nisur me helicopter drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i makinës me targa angleze po merr mjekimin në Sarandë. Makina e këtij të fundit, pas përpla sjes, përfundoi brenda një lokali, në pronësi të personit me iniciale E.K..