Një aksident i ka marrë jetën një 65 vjecari, mëngjesin e kësaj të diele në Durrës. Raportohet se i moshuari që lëvizte me bicikletë është përplasur nga një makinë tek mbikalimi i Shkozetit.

 

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.