Bebe Rexha i bën dhuratën super luksoze të dashurit të saj në ditën e tij të lindjes

Së fundmi këngëtarja shqiptare Bebe Rexha posti një foto krah të dashurit të saj misterioz në ditën e lindjes së tij, por fytyrën ia mbuloi me emoji zemre.

 

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi këngëtarja në foton ku dukeshin gati duke u puthur.

 

Por, mediat e huaja nuk kanë lejuar që misteri të vazhdojë për shumë gjatë dhe kanë zbuluar identitetin e të dashurit të 31-vjeçares.

 

Sipas “People”, ai është kinematografi dhe producenti Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur ne Los Anxhelos.

 

Madje, thuhet se ajo i ka dhuruar edhe një makinë “Ferrari” partnerit që e ka bërë për vete në ditën e tij të lindjes.

 

Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë të kapur përdore në muajin mars, por askush nuk dinte asnjë detaj për partnerin e Rexhës.

 

Kjo është romanca e parë që këngëtarja bën publike.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...