Që fëmijë deri në moshën 21 vjeçare kam qënë obese. Isha përshtatur deri diku me atë mënyrë jetese. Edhe pse mbipeshë kam qënë gjithnjë energjike, e shkathët, e qeshur dhe shumë e shoqërueshme.

Por gjithcka filloi rreth tre vite më parë kur arrita një peshë prej 109 kilogramësh dhe nuk po ndihesha mirë më me veten.

Ishin disa, arsyet të cilat më bënë të mendoja seriozisht se duhej patjetër të dobësohesha. Obeziteti konsiderohet sëm undje e shekullit dhe unë nuk doja të jetoja më me këtë “së mundje”, duke pasur parasysh edhe komplikacionet e rënda të obezitetit në shëndet.

Mosha ime e re, statusi i studentes, dëshira për të pasur një fizik normal dhe trup të bukur të cilin nuk e kisha patur më parë, të vishesha bukur dhe të kuroja paraqitjen time, nevoja për një jetë të shëndetshme dhe ushqyerje të rregullt, të gjitha këto më bënë të reflektoja se kishte ardhur momenti i duhur.

Kisha provuar më parë dieta apo manovra të ndryshme dobësimi nga dietat ekst reme deri te tabletat dobësuese por rezultatet ishin shumë të vogla.

Dietën që kam mbajtur më pëlqen ta përkufizoj si regjim ushqimor pasi përfshin orar për çdo vakt, sasi dhe cilësi të kontrrolluar të ushqimit, gjithashtu edhe orar për gjumin dhe zgjimin. Është një regjim të cilin çdo person mund ta përshtasë sipas rutinës së tij, në bazë të turneve të punës që bën, apo aktiviteteve që ka.