“Rilindja”, zakonisht shquhet për futjen e vajzave të reja në politikë, të cilat në shumicën e rasteve janë të njohura, ndoshta në sferën politike jo, por si shoëgirl, po.

Kështu ka ndodhur edhe në Ministrinë e Brendshme, ku një “rilindase” e re i ka zënë vendin Plarent Ndrecës. Bëhet fjalë për Elena Picin, një vajzë e re simpatike, e cila shfaqet joshëse në një videoklip të këngëtarit të njohur Alban Skënderaj.

Pici ka marrë postin si sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme. Sipas gazetarit Klajdi Bodlli, në një shënim në mediat sociale, shkruan se ‘Ëngjël Agaçi po synon që të kapi edhe ministrinë e Brendshme, pasi Elena Pici para se të merrte këtë post ka qenë koordinatore e tij’.