Lediana Fratari, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi vajza e biznesmenit të fuqishëm, ndërtuesit Hajredin Fratari është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram.

Fratari ka ambicie për politikë dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, me gjasë ajo është pjesë edhe e listës së parë të përzgjedhur nga Komisioni, edhe pse lista nuk është bërë ende transparente emër për emër.

Lediana Fratari është shumë e dhënë pas promovimit të udhëtimeve të vazhdueshme dhe jetës së luksit.

Votat e Këshillit Kombëtar Lediana i ka marrë me kohë por mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë rrugëtimi i saj.