Një denoncim i rëndë është bërë publik në mediat sociale, ku në Durrës një i moshuar kryen veprime të turpshme ndaj një vajze me probleme mendore.

Në videon e publikuar pretendohet se i moshuar po ngacmon seksualisht vajzën me probleme mendore, ku shihet se po e prek pa dëshirën e saj.

Po ashtu në mesazhin e publikuar nga gazetari Osman Stafa, qytetari thekson se ka bërë denoncim në polici, dhe këto të fundit nuk e kanë shoqëruar në komisariat të moshuarin.

Postimi i plotë: E frikshme!!!! I moshuari ne Durres, kryen veprime te turpshme ndaj nje vajze me probleme mendore, ne mes te dites, ne mes te rruges. Edhe pasi u denoncua ne polici, keta te fundit nuk e shoqeruan ne komisariat perversin e moshuar, per te bere zbardhjen e ngjarjes, por e lane te lire.

Bashkangjitur keni edhe shpjegimin e deshmitares qe njeh vajzen me probleme mendore dhe cfare ka bere ajo per te ndihmuar sadopak vajzen. Ku shoqatat, ku organizatat, ku shteti social, ku…ku…?

E frikshme!!!! I moshuari ne Durres, kryen veprime te turpshme ndaj nje vajze me probleme mendore, ne mes te dites, ne…

Pubblicato da Osman Stafa su Giovedì 17 settembre 2020