Mbrëmjen e sotme, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se shqetësim nuk përbëjnë rastet, por numri i pacientëve në spitale dhe gjendja e tyre shëndetësore.

“Çështja është që të parandalojmë infektimin dhe jo nëse kemi apo nuk kemi kapacitete. Kam kërkuar që të mos veprojmë me praktikat Covid1, Covid2, Covid3 apo Covid4, por të vihen në punë spitalet rajonale, të jenë në veprim, për të përballuar më mirë koronavirusin. Të vemë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet, pasi ne do të bashkëjetojmë gjatë me këtë virus. Kjo pandemi besoj se do të vazhdojë edhe për 18 apo 24 muaj”, tha Pipero.

Sipas tij, situata aktuale tregon se ka një larmishmëri të moshave që po preken nga Covid-19.

“Ka pacientë me mosha të ndryshme, nga moshat e reja te ato të treta. Është një virus me shumë të panjohura, nuk e dimë ende burimin e infeksionit, si kaloi te njeriu dhe si u përhap.