Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep një mesazh mjaft domethënës, në këto kohë të vështira të përballjes me pandeminë e koronavirusit, duke kujtuar pikërisht vlerat e jetës së njeriut dhe të familjarëve e të afërmve të tij.

Teksa analizon shoqërinë shqiptare, që sipas tij, është shumë egosite dhe drejton gishtin te tjetri për gjithçka, mjeku Brataj thekson se “koronavirusi tregoi më së miri që asnjë nga këto faktorë nuk ndikon në shpëtimin e jetës nga ky virus, pikësëpari sepse është një sëmundje që nuk ka nevojë për superspecialist,

nuk ka nevojë për aparatura që nuk gjenden edhe në Shqipëri. Ka nevojë për përkushtim të përditshëm, ka nevojë për humanizëm, qytetari jo vetëm nga mjekët por nga çdo person në veçanti”.

Mes të tjerash, Brataj i dërgon dhe një mesazh publik birit të tij, me fjalë tejet prekëse, dke shtuar se “Sa pak na ngelet në jetë! Sa pak herë ju kemi thënë me fjalë atë që njejmë! Sa shumë kërkojmë nga jeta kur na mjaftojnë gjërat e vogla të Nënë Terezës! Sa shumë të mira mund të bëjmë në përditshmërinë tonë”.