“Udhëheqësi ynë historik”, Taulant Balla uron për ditëlindje Fatos Nanon

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar sot liderin historik të të majtëve për ditëlindjen, Fatos Nanon.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Balla theksoi se nën drejtimin e Nanos u formësua e majta moderne socialdemokrate.

MESAZHI I BALLËS

Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.

Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:

si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës,

kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999,

hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...