Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela.

Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të gjithëve na shkuan sytë tek unaza në gishtin e Sindit, e cila dukej si një unazë fejese.

Nuk e dimë nëse dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi i ka dhënë sërish fund beqarisë pasi asnjëri prej të dyve nuk dëshiron të prononcohet.

Mirëpo, Sindi vendosi të flasë për herë të parë lidhur me fejesën e mundshme, duke i drejtuar një pyetje me spec partnerit të saj. Në një postim në Instagram, partnerja e Seldit shkruan me humor:

“Kur e pyes sa here ke qene i fejuar”

Sakaq, nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, ku shumë e “paralajmërojnë” Sindin të bëjë kujdes, pasi ndarja e tyre mund të jetë afër.