Një histori dashurie Bollywoodi, njihuni me shkodranen që u martua me aktorin indian

Të gjithë mund t’i intrigojë jeta dhe kultura indiane, aq sa të shohë pa pushim filma e të lexojë libra. Mirëpo, jo të gjithë do të sakrifikonin kulturën dhe stilin e tyre të jetesës për t’u përshtatur me atë indian. Por, Elsa, një vajzë nga Shkodra që punon si stiliste, e ka bërë këtë gjë për hir të dashurisë. Ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv, në një lidhje direkte nga India, Elsa ka rrëfyer historinë e saj të veçantë që nisi nga njohja me Vishal, një aktor Bollywood-i.

Elsa dhe Vishal u njohën përmes Facebook-ut. Siç ka rrëfyer Elsa gjatë emisionit, ajo nuk hynte tek ato vajza që u pëlqente kultura indiane, por lidhja me Vishal ndryshoi gjithçka.

“Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook. Ishte diçka e rastit, diçka që ndodhi dhe nuk na kishte shkuar mendja. Vishali nuk dinte shumë për Shqipërinë, dinte pak ose aspak. Edhe unë për Indinë. Nuk isha ajo vajza që e pëlqente atë kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bollywood-in. Por ndodhi! Ne filluam të flisnim rastësisht. Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim, po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin, fotografitë që kishim hedhur në Facebook. Filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin”, -ka treguar Elsa.

Pas pak kohësh Vishal udhëtoi drejt Shqipërisë për të takuar nga afër vajzën me të cilën ishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe që i kishte vjedhur zemrën. Ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë, në shtëpinë e Elsës, ku u takua edhe me prindërit e saj. Pas një kohe të shkurtër u organizuan edhe dasmat, ajo në Shqipëri dhe ajo në Indi, që për Elsën ishte diçka krejt e re dhe çuditshme për nga ritet.

“Fillimisht bëmë dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë së krishterë, pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar, sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar. Ishte diçka shumë e çuditshme për mua”, -shprehet Elsa, e cila tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare.

“Fisi vjen te shtëpia për 7 ditë, jetojnë aty me ty. Bëjnë ato ritualet e tyre që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela. Domethënë është diçka që zgjat. Tri ditë duhet të veshësh nga një kostum të ri. Kemi ato veshjet këtu që quhen “sari”, edhe këto m’i ka blerë vjehrra sipas ngjyrës që unë pëlqej. Por janë disa gjëra të veçanta që duhet t’i veshësh atë ditë. Siç kemi ne fustanin e bardhë që duhet të shkojmë në kishë, edhe ata kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është diçka e bukur, nuk është vetëm rituale”, -rrëfen ajo.

Gjithashtu një ndër traditat dalluese të dasmave indiane është veshja e nuses me flori.

“Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe u thashë që ‘nuk e përdor, për ditën e dasmës unë do t’i vendos, nuk e kam problem, por mos t’u vijë keq që më mbrapa nuk do t’i vendos’”, -tha ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...