Sportistja Klodiana Shala teksa foli mëngjesin e sotëm për aspiratat e saj në politikë, zbuloi edhe një bisedë që ka pasur me një politikan nga Kosova, një ish-ministër.

 

Politikani, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i kishte treguar Shalës prapaskenat e të drejtuarit të shtetit, teksa i ka vënë në dukje që edhe në Kosovë vidhet, por pasi është bërë puna, ndryshe nga Shqipëria.

 

“Edhe te ne vidhet, por vjedhin pasi e kanë bërë punën siç duhet bërë. Pasi bëhet puna pihet dhe kafja, kurse ju vidhni pa e bërë punën”, mësohet të jetë shprehur në batutën e tij politikani nga Kosova.